Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Virologu i njohur jep lajmin e keq: Ky është vetëm fillimi i pandemisë. Do të ketë shumë njerëz me probleme kronike nga COVID-19

13:38 / June 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Virologu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Peter Piot, një ndër virologët më të njohur në botë flet në revistën “Horizon” për epideminë aktuale të koronavirusit, nisur nga perspektiva shkencore, ajo klinike, por edhe si një pacient.

Piot u prek në muajin mars nga CoVid-19 dhe deklaron se edhe pas më shumë se 3 muajsh nuk është normalizuar ende. Në intervistën e tij ai flet për pasojat e virusit që duket se ende nuk po vlerësohen si duhet dhe që janë me të vërtetë shqetësuese.

Vetë Piot kaloi në pneumoni virale për shkak të koronavirusit mbivendosur me një pneumoni bakteriale, ndërkohë që u testua negative në këtë moment. Tipike  CoVid-19, thotë ai. Një mësim ky edhe për të gjithë personelin mjekësor që ecin me parimin e sigurisë së testimeve.

“Përvoja më tregoi se CoVid-19 është më shumë sesa thjesht grip apo se 1% e atyre që hyjnë në terapi intensive. Ka shumëçka në mes të këtyre të dyjave”, shprehet ai.

Duke sqaruar tipologjinë e sëmundjes, Piot shton se edhe raportimi i institucioneve po injoron aspektin më të rëndësishëm, atë njerëzor.

“Së pari, kjo krizë është për njerëzit. Pjesa më e madhe e komunikimit zyrtar për CoVid-19 flet për sheshimin e kurbës dhe thuajse fare për njerëzit.

Së dyti, në terma të njohjes nga brenda, fakt është se ky nuk është lloji i gjësë që varion mes “gripit apo terapisë intensive”. Do të ketë shumë njerëz me probleme kronike”, thotë Piot.

Cili është dimensioni i kësaj krize që po kalojmë? Një pyetje që mund t’u drejtohet jo vetëm virologëve.

Por parë në perspektivën e tyre, ajo është patjetër kriza më e madhe sociale në kohë paqeje krahas gripit spanjoll dhe HIV-AIDS.

“Shpresoj që e ashtuquajtura valë e dytë të mos jetë një cunami, por pak a shumë si shpërthimet që kemi parë deri më tani.

E vërteta është se ne jemi vetëm në fillim të pandemisë. Sa kohë të ketë njerëz të ekspozuar për t’u infektuar, virusi do të jetë i lumtur sepse ai ka nevojë për qelizat tona që të mbijetojë”, vijon Piot.

Sipas tij pandemia do të vazhdojë disa vjet dhe vaksina edhe nëse del së afërmi, mund të vendosë nën kontroll sëmundjen, por ajo nuk ka për të qenë 100% efektive.

COVID-19 tirananews.al Virologu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E refuzuam Jennifer Lopez për koncert”, Gonxhe në Komision: Kërkoi 2 mln euro nëse ka protesta, këto janë pasojat e destabilizimit të vendit

14:03 / July 21, 2026

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.