Pamje dramatike kanë dalë nga rrëzimi i digës në fund të janarit të këtij viti në Brazilin jugor në një minierë të xeherorit të hekurit, që la më shumë se 300 njerëz të vdekur ose të humbur.
Imazhet e publikura nga kanali televiziv Bandeirantes, tregojnë momentin kur një llum me baltë zë poshtë restorantin e kompanisë dhe ndërtesat fqinje në Brumadinho, në shtetin e Minas Gerais.