Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bardh Spahia: “Shefqet Ndroqi” sërish spital COVID?! Pse qeveria dështoi me masat, rrezikohen shumë qytetarë

14:30 / June 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardh Spahia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë “Rama” se kjo e fundit ka dështuar me improvizimet për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Spahia tha se numri i të infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish për mijëra qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike. Sipas demokratit, paralajmërimi i qeverisë për të shkuar drejt rimbylljes së spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk i shërben interesit të qytetarëve.

REAGIMI I SPAHIUT

Qeveria ka dështuar me improvizimet e saj për të përballuar pandeminë, prandaj 4 muaj pas rastit të parë me COVID, numri i infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish për mijëra qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike.

Paralajmërimi i qeverisë për të shkuar drejt rimbylljes së spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk i shërben interesit të qytetarëve.

Në vend të propagandës dhe teatrit me shqiptarët, Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu duhet të thonë sa kapacitete spitalore ka Shqipëria për të kuruar të prekurit nga COVID dhe çfarë kanë bërë për të përballuar rihapjen. Dështimi për shkak të improvizimit, paaftësisë dhe korrupsionit të qeverisë është një faturë që qytetarët nuk meritojnë ta paguajnë me shëndetin e tyre.

“Shefqet Ndroqi” është e vetmja strukturë e specializuar spitalore në nivel të lartë për patologji të ndryshme. Është e padrejtë, për të mos thënë më shumë, që ky shërbim të sakrifikohet për mijëra qytetarë me sëmundje kronike, vetëm sepse qeveria nuk mori masat për të patur një strukturë tjetër të pavarur antiCOVID.

Qeveria e Edi Ramës do të hyjë ne rekordet Guiness për keqadministrimin e pandemisë, si me numrin e ulët të testimeve dhe me mungesën e financimeve nga buxheti për shëndetin e qyyetarëve. Askush nuk e di sot sa para shpenzoi qeveria për të mbrojtur dhe kuruar qytetarët. Dimë vetëm pjesën e shoë-t të improvizuar të Ramës dhe Ogerta Mastirliut.

1. Në fillim, u vendos se Konvaleshenca e Durrësit do të përdorej si karantinë. Ndodhi vetëm në ERTV.

2. Pastaj, kryeepidemiologu Edi Rama foli për një strukturë të re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës, për të mbështetur reanimacionin. Çfarë ndodhi me të? Heshtje!

3. Tre javë me parë, u prezantua si revolucion në shëndetësi i ashtuquajturi Spitali i Ri Covid 3, në ambientet e QSUT-së. Vazhdon të jetë veç mure, pa personel. Ekziston vetëm në propagandën e ERTV-së.

4. Po 54 respiratorët për të cilët u bë tenderi sekret ku janë? Erdhën vetëm 5 copë në 2 prill, pastaj vetëm heshtje.

• Dimë çfarë ndodh me ndihmat e partnerëve, por jo me paratë e taksave tona.

• Dimë që spitalet janë kthyer në vatrën më të rrezikshme dhe më të madhe të infektimit të më shumë se gjysmës së qytetarëve të prekur.

• Dimë që po paguajmë me shëndetin tonë faturën e improvizimit, dështimit dhe të korrupsionit qeveritar.

covid tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.