Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i vdekur në breg të lumit Shkumbin në fshatin Shushicë të Elbasanit.
Sipas informacionit zyrtar nga policia, nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kufomës.
