Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘Çfarë do pish, birrë apo raki…?’ Si nisi konflikti në Devoll! Ja si vjehrri qëlloi me thikë dhëndrin e tij

16:14 / June 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Andon Keco, vjehrri që tentoi të vrasë me thikë dhëndrin e tij Besmir Dervishi është mbyllur në burg. Vendimi është marrë nga gjyqtari i Korçës, Arben Lara, i cili pasi konstatoi veprimet kriminale të Kecos, urdhëroi caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Ajo që ka rënduar pozicion e Andon Kecos është dëshmia e dhëndrit të tij, Besmir Dervishi, i cili ka deklaruar se: “…në datën 19 qershor 2020,më thotë nusja ime se ka ardhur babai nga Greqia dhe të shkojmë ta takojmë…unë i kam thënë “…dakord shkojmë…”.

“Pasi kemi mbaruar punë në fushë, kemi shkuar te shtëpia e vjehrrit tim Andon Keco rreth orës 11:30 apo 12:00. Kur kemi shkuar në banesë, aty pashë që vjehrri im kishte pirë alkool dhe po bënte debate me vjehrrën, Marjanën. Unë i kam folur që “…nuk është mirë të bëni debate…” por Andoni më ka shpërfillur, pasi këtë gjë e bënte sa herë me mua duke më parë me shumë përçmim dhe jo si njeriun e familjes. Më ka pyetur “…çfarë do pish…” dhe unë i kam thënë se do pija një kafe dhe një raki. Vjehrri më ka thënë “…mos më bjerë në qafë mua…më lër mua ta pi rakinë dhe ti pi birrë…”. Unë më pas mora një birrë familjare pasi dhe vetë birrë me pihej.

I kam thënë Andonit që “…është nxehtë dhe mirë është të mos pish raki, por të pish birrë…”

Pastaj aty Andoni siç bënte zakonisht ka filluar të më ofendojë me fjalë të rënda. Dhe këto fjalë mi thoshte se sipas tij, unë kisha pirë dhe i krijoja probleme në familjen e tij. Në këto rrethana unë u ndjeva i fyer dhe i poshtëruar dhe thashë që një avaz ke ngaherë dhe e kam shtyrë. Aty u krijua një debat mes nesh dhe ishte prezent bashkëshortja ime, Livia, vjehrra Marjana dhe komshiu Blendi Keco dhe më pas ka ardhur dhe një komshia tjetër i quajtur Bedri, i cili u fut në mes për të na ndarë dhe mos krijuar debat.

Sërish Andoni aty më ka ofenduar. Nusja ime më thotë “…lere…” dhe unë ju afrova dhe e shtyva prapë dhe ai kishte marrë një thikë në dorë dhe me këtë thikë më ka goditur në bark dhe sy. Kur më goditi në bark dhe në sy aty ishin të pranishëm të gjithë personat që përmenda më lart. Më pas kam dalë jashtë dhe Andon Keco më ka ndjekur nga pas me thikë në dorë duke dashur të më godasë. Kam mbajtur me forcë portën e jashtme që Andoni të mos e hapte. Më pas ika rrugëve të fshatit dhe kam shkuar tek lokali i Sokolit, duke i thënë këtij të fundit që të më jepte telefonin dhe kam njoftuar policinë.

Të njëjtat deklarime ka dhënë dhe vjehrra dhe bashkëshortja e Besmir Dervishit, kur janë pyetur në polici. shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.