Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia e vërtetë e vrasëses që eksitohej duke torturuar viktimat me kazmë

18:28 / June 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Karla Faye Tucker
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karla Faye Tucker raportohej se buzëqeshte teksa u lidh në krevatin e vdekjes për t’u injektuar me përzierjen fatale të ekzekutimit, në burgun e Texas.

38-vjeçarja ishte e dënuar me vdekje prej 14 vitesh, pas vrasjes brutale të dy fqinjëve të saj me një kazmë, teksa ishte e intoksikuar me droga dhe alkool.
Vrasjet morën më shumë zhurmë në SHBA kur në mënyrë skadaloze ajo deklaroi në një intervistë me policinë, se i kishte shijuar aq shumë vrasjet sa kishte arritur në orgazmë me çdo goditje që jepte.

Por duke pritur dënimin me vdekje, në burg vrasësja u kthye në një kristiane të rilindur dhe në një personazh joshës që kishte mbledhur mijëra fansa. Karla arriti të martohej me priftin e burgut.

Në 37-vjetorin e vdekjes së saj këtë muaj mediat vendase kanë bërë një profil të saj dhe të debatit që e shoqëroi.

Ashtu si shumë vrasës të tjerë, Tucker, nga Houston, Texas, kishte pasur një fëmijëri të trazuar.

Ajo nisi drogat e seksin në moshën 12 vjeçare, ndërsa kur ishte 14 vjeç la shkollën dhe nisi prostitucionin.

Rreth moshës 18-19 vjeç ajo nisi të shoqërohej me motoçiklistë, ku njohu dhe partnerin Daniel Garrett, i cili atëherë ishte 35 vjeç, dhe ajo 21.

Por më 13 qershor 1983, pasi ishin intoksikuar me droga dhe alkool, Tucker e Garrett hynë në shtëpinë e 27 vjeçarit Jerry Lynn Dean, për të vjedhur një motoçikletë që Jerry po rinovonte.

Pasi hynë në dhomën e gjumit të Jerry, dyshja e vrau atë me goditje çekici në kokë ndërsa Tucker mori një kazëm që gjeti në shtëpi dhe vazhdoi ta godiste të vdekurin duke shijuar “zhurmën makabre të sillte”.

Pas vrasjes së Jerry, Tucker ktheu vëmendjen nga e dashura e viktimës, Deborah Thornton, 32 vjeçe, e cila qëndronte e tmerruar nën mbulesën e krevatit.
Ajo goditi vazhdimisht gruan, madje duke i ngulur kazmën në zemër.

Ekzaminimet treguan se Jerry kishte vdekur nga një total prej 28 goditjesh kurse Deborah kishte goditje të shumta në gjoks dhe në kokë.
Pesë muaj pas vrasjeve Tucker e Garrett u arrestuan dhe u dënuan me vdekje.

Gjatë jetës në burg Tucker u kthye në një kristiane të devotshme e madje u martua me priftin e burgut.

Tucker u bë gruaja e parë që u ekzekutua në Texas që prej vitit 1863, dhe e dyta në të gjithë SHBA që ekzekutohej pas rivendosjes së dënimit me vdekje në 1976.

Një nga zyrtarët e burgut kujton: “Ajo nuk kishte frikë të ekzekutohej, ecte entuziaste drejt dhomës së vdekjes sepse ishte e bindur që do të shkonte në një vend më të mirë. Gjatë viteve në burg dhe metamorfozës së saj, ajo ishte miqësuar me të gjithë”.

Dënimi kapital është i ligjshëm në shtetin e Texas dhe në 1982 u bë i pari që e kryente me injeksion fatal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.