Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë, ku edhe po zhvillon një takim dy ditor me personazhet kryesore të politikës. Vizitat e tij kanë pushtuar faqet kryesore të mediave, të cilat kanë komentuar gjuhën e trupit dhe personazhet që Rama takoi në ditën e tij të parë.
Gazeta “Bota Sot” në një analizë të saj shkruan se kryeministri i Shqipërisë, ishte veshur me antiplumb dhe se kjo nuk është mirë për imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Duke postuar një foto të Ramës nga takimet, ata pretendojnë se ai ka shkuar në Kosovë duke ndërmarrë kushte të jashtëzakonshme sigurie.
“Mirëpo, veshja e Ramës është një paralajmërim që ne akoma nuk mund ta dimë qëllimin e tij? Pra, vizita spektakulare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që po bën në Kosovë, me veshje anti-plumb nuk është shenj e mirë. Por, çka po paralajmëron Edi Rama me këtë veshje? Ai ose po paralajmëron ndonjë rrezik të madh e që ne nuk e dimë, ose po dëshiron ta paraqes Kosovën si një vend ku mund të kryhen akte terroriste edhe ndaj një kryeministri shqiptar. Thënë shkurt, kjo është e rrezikshme për Kosovën,”-shkruhet në analizë.
Lajmi bëri bujë edhe në mediat shqiptare. Burime nga Garda të pyetura nga Gazeta “Dita” e mohuan një lajm të tillë, por pranuan se ka patur masa të shtuara sigùrie por jo veshje speciale.
ARTIKULLI I PLOTË:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë, në vendin me shumicë shqiptare e që janë vëllezër me shqiptarët e Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një rrezik që mund t’i shfaqet atij.
Ai është veshur me veshje anti-plumb dhe me masa të shtuara të sigurisë ka kryer takimet e tij me liderët politik në Kosovë. Kjo vizitë e tij po bëhet pas aktakuzave nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.
Mirëpo, veshja e Ramës është një paralajmërim që ne akoma nuk mund ta dimë qëllimin e tij? Pra, vizita spektakulare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që po bën në Kosovë, me veshje anti-plumb nuk është shenj e mirë. Por, çka po paralajmëron Edi Rama me këtë veshje?
Ai ose po paralajmëron ndonjë rrezik të madh e që ne nuk e dimë, ose po dëshiron ta paraqes Kosovën si një vend ku mund të kryhen akte terroriste edhe ndaj një kryeministri shqiptar. Thënë shkurt, kjo është e rrezikshme për Kosovën.
Dikush mund të pyes pse? Por kjo veshje e ti në arenën ndërkombëtare mund të paraqes imazh të keq për Kosovën. Media serbe padyshim që do të shkruajnë se kryeministri shqiptar Edi Rama është ndje i rrezikuar në Kosovë, andaj edhe kishte veshur anti-plumbin.
As mediat ndërkombëtare nuk do ta lëshojnë këtë mundësi për të shkruar për vizitën që Rama po zhvillon në Kosovë, dhe për ‘rrezikun’ që ai ndien në Kosovën me plotë shqiptarë. A nuk është e çuditshme kjo dhe me çfarë qëllimi mund ta ketë bërë kryeministri Rama këtë, mbetet një mister që jo edhe shumë larg do të zbulohet.
Megjithatë, Kosovës nuk i duhet që një kryeministër shqiptar të ndihet i rrezikuar në shtëpinë e tyre. Mos të harrojmë se Edi Rama kishte vizita të tilla edhe në Serbi, por që nuk është parë që ka pasur veshje anti-plumbi.