Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas konferencës së përbashkët për shtyp mes përfaqësuesve të Shqiëprisë dhe Italisë për megaoperacionin që shkatërroi bandën e trafikut të drogës, me 37 të arrestuar.
Ai shprehet se “dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut”.
“Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.
Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.
Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë 🇦🇱🇮🇹”, shkruan ministri në rrjetet sociale.
