Teksa kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama lajmëroi sot tërheqjen e padisë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Sali Berisha tregon çfarë fshihet pas këtij vendimi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha thotë se Rama është ‘detyruar’ nga John Bolton, ish-këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump.
Berisha shkruan se Rama u këshillua nga avokatët pas deklaratës së Richard Grenell, se ideja e shkëmbimit të territoreve mbështetej nga Bolton dhe jo nga ai.
Reagimi i plotë i Berishës:
Bolton detyron Ramen te terheqi padine ndaj Ramush Haradinaj.
Terheqja eshte identike si ajo ndaj gazetes gjermane Bild.
Miq, ne nje rast te pashembullt ne historine planetare te marredhenieve midis dy vendeve, Edvin Kristaq Zografi bis do padiste ne gjykate kryeministrin e Kosoves per akuza gjoja te paqena te shkembimit te territorit.
Rama ndërmori këtë akt pasi dështoi përpjekja e Vuçiçit dhe argatëve te tij për ta akuzuar me dokumente ta fabrikuara Kryeministrin e Kosovës me gjykatën e Hagës dhe hequr qafe atë si faktor kryesor qe po pengonte zbatimin e projektit te Serbisë se Madhe nëpërmjet ndarjes se Kosovës me projektin e “shkëmbimit të territoreve”. Të mbështetur nga Zografi bis për çka dhe ish-kryeministri Haradinaj e akuzoj publikisht.
Por deklarata e Rames pas bisedes me Bolton dhe deklarata e ambasadorit Grenell per projektin ne fjale si projekt qe mbështetej nga Bolton, e dërrmoi Ramën dhe thuhet se avoketërit i thane si ne rastin e padise ndaj Bild se je i pashpresë. Ndaj dhe Rama i dërrmuar vendosi të tërheqë padinë.
