Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku: Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, qëndroni larg takimit me brryla dhe grushta

21:09 / June 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ivanaj Arben
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i shërbimit të hematologjisë në QSUT Arben Ivanaj është shprehur se të gjithë ne duhet të mësohemi dhe të bashkëjetojmë me koronavirusin.

Në bisedën e tij me gazetaren Mirela Milori, është shprehur se rezultatet përfundimtare në lidhje me koronavirusin do të dalin në fund të viti ose fillim të 2021.

Sipas mjekut në këtë fazë që jemi askush nuk e di nëse do të këtë apo jo fazë të dytë të sëmundjes, këto janë të gjitha hipoteza të hedhura.

“Ne duhet të mësohemi të jetojmë me këtë infeksion. Nuk është hera e parë që kemi numër të madh të infektuarish në popullatë. Siç mund të kemi parasysh sëmundjen e murtajës, ku kishte një numër të madh dhe për herë të parë njohëm termin karantinë, një term i nxjerrë në dritë nga Zvicra. Me shfaqjen e HIV që ishte shumë problem për shoqërinë ku u trajtua një linjë speciale për të gjithë të sëmurët. Ne jetojmë çdo ditë me HIV asnjë nuk pyet më se sa është niveli i të infektuarve, po ashtu edhe hepatiti B dhe C e njëjtja gjë do të ndodhë dhe me këtë infeksion. Nuk dua të sulmoj askënd, por një gjë e tillë në të gjithë këtë situatë menaxhimi është bërë për mungesë paaftësie.

Të gjithë vendet kanë kërkuar hetim, dhe kjo nuk kërkohet nëse kanë dëgjuar mua duke i dhënë mend OBSH-së, por nëse është kërkuar hetim ka diçka që nuk shkon. Ne duhet të mësohemi, njerëzit, popullata dhe mjekët. Një tjetër problem është sovraniteti mjekësor, bolle eksportim mjekësor, ky është kaq politikisht që dhe dje që ato që janë Evropa kanë fol, thanë se ka nevojë për sovranitet, boll në Shqipëri me eksportim të sëmurësh, ku janë ato që vinin dje me ambulanca merrnin të sëmurët, ku janë sot ato pse na i mbyllën kufijtë, duhet të mësohemi me virusin e ri dhe viruset e reja”, është shprehur mjeku.

Gjithashtu ai ka bërë apel që të mos kemi asnjë lloj kontakti me njëri tjetrin, pasi e vetmja armë mbrojtëse ndaj këtij virusi është distancomi fizik.

“Nëse takohemi me brryla ne ja kemi dhënë virusin, as me grusht se aty ka djersë dhe ne e kemi transmetuar në këtë mënyrë infeksionin, duhet të mësohemi me distancimin fizik, duke mos dalë bashkë nga një derë. QSUT është halë në sy për shumë grupime politike dhe ekonomike, niveli shkencor dhe niveli i trajtimit do të paktën dhe 30 vite për të arritur nivelin, praktikisht ne duhet të mësohemi me përdorimin e tyre dhe të jetojmë me këtë infeksion të ri. Jo më larg se dje ka dalë teoria tjetër G4 gripi i derrit një studim serioz kinez, që jeton tek derrat ka një potencial më të lartë se Covid 19 për tu shndërruar në një infeksion. Ne duhet të mësohemi dhe të jetojmë me gjendjen e re të situatës. Në QSUT tamponët bëhen pa limit, që është ndryshim nga ditët e para dhe nga mentaliteti i të ashtuquajturit “shkencëtarët”, e OBSH”, është shprehur mjeku infeksionit Ivanaj. /abcnwes.al/

brryla grushta larg mjeku takimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Salianji “thumbon” Berishën pas takimit me demokratët në Tiranë: Farsa nuk mund të zëvendësojë demokracinë

22:19 / May 29, 2026

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.