Policia e Shkodrës ka sekuestruar të tjera prona të Bardhok Pllanja, i cili njihet si një biznesmen me reputacion në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike.
Pllanaj njihet ndryshe si kumbari i Shkodrës.
Ndërkohë në dhjetor të 2018-ës iu sekuestrua edhe një pallat më vlerë 2 milionë euro.
Ai kishte një palllat 10-katësh, të ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në lagjen “Dobraç”.
Pallati me vlerë 2 milionë euro është tashmë nën sekuestro, pasi nga hetimet ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet se janë rrjedhojë e aktivitetit kriminal, që ky shtetas ka kryer më parë.
Emri i Pllanajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Pllanaj arriti t’i shmangej kapjes.
Sipas Partisë Demokratike në atë kohë, për t’iu shpëtuar prangave, trafikanti u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, por ky i fundit mohoi akuzat
44-vjeçari tashmë ndodhet në burg për pastrim të produkteve të veprës penale, ndërtim pa leje dhe falsifikim.