Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ngrihet komisioni i posaçëm për monitorimin e dhënies së dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politik

21:34 / July 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
persekutuarit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngrihet komisioni i posaçëm që do të mbikëqyrë procesin e shpërndarjes së fondeve për ish të përndjekurit politik. Vendimi është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe i Ligjeve me shumicë të plotë votash. Ky komision i posaçëm do të ketë 5 anëtar 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita. Nga mazhoranca janë Adnor Shameti, Senida Mesi dhe Elena Xhina, ndërsa nga opozita Korab Lita dhe Artur Roshi. Kjo strukturë do të ketë përgjegjësinë e monitorimit të shpërndarjes së dëmshpërblimit për këta përfitues, në mënyrë që të shmangen vonèsat apo shkeljet e mundshme.

Të gjithë deputetët kanë votuar pro ngritjes së Komisionit, ndërsa sa i takon kryesimit të tij ka pasur kundërshtime nga opozita.

Kryetari do të jetë i mazhorancës, nënkryetari i opozitës dhe sekretari zgjidhet me mirëkuptim”, tha Manja.

“Unë nuk jam dakort me kreun e komisionit pasi duhet ti përkasë opozitës sepse për vetë natyrën pasi kontrollet që do të kryhen mbi MFE për menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve për dëmshpërblimet e të ish përndjekurve, besoj se është edhe në nderin e mazhorancës ta bëjë opozita. Për këtë arsye komisioni duhet kryesuar nga ne pasi krijon edhe besueshmëri për qytetarët”, u shpreh Artur Roshi.

“Besueshmëria nuk varet nga kryetarët e komisionit por nga kuvendi, i cili organizon dhe kontrllon ekzekutivin. Në rastin konkret faktet dhe shifrat janë aty tek MFE, dhe ky komision do ti shikojë dhe do ti monitorojë dhe do të na i paraqes edhe ne”, tha Bashkim Fino.

Pas përfundimit të këtyre debateve është vendosur që kryetare të jetë Senida Mesi, nënkryetar Korab Lita dhe sekretare Elena Xhina.

Nga buxheti i shtetit këtë vit për ish të përndjekurit është vendosur të jepet 1 miliardë lekë, dhe deri në fund të muajit maj e kane marrë dëmshpërblimin 11 mijë e 108 përfitues të kategorisë parësore dhe dytësore.

deshmperblimin komisioni perndjekurve posacem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.