2 korrik 1990 do të njihet si eksodi historik i shqiptarëve, ku perdja e komunizmit në Shqipëri po binte dhe shqiptarët po largoheshin masivisht jashtë vendit. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje të asaj dite duke thënë se është një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë.
“MIRËMËNGJES 😊 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”-shkruan Rama, teksa poston kete video.
