Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur kritikave të opozitës parlamentare se nuk do të votojë reformën zgjedhore të hartuar nga Këshilli Politik. Deputetët e opozitës kanë thënë se nuk do i japin votat për të në Kuvend, por Rama u ka kërkuar që të përgatiten të bëjnë lëshime dhe jo të shantazhojnë Kuvendin.
“Duhet të përgatiteni të bëni lëshime dhe jo të shantazhoni Kuvendin dhe këtu mbeten deputetët bio të Taulant Ballës do ishte dështim shumë i madh për të gjithë dhe diçka që nuk do të mund ta kapërcenim dot në raport me njerëzit dhe Europën ku duam të integrohemi. Jo se është e mirë se na e kërkon Europa po është e mirë se na duhet ne”, tha Rama në fjalën e tij.
Ai foli dhe për listat e hapura që sipas tij do të sillnin probleme në administrim. “Listat e hapura janë një zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit, është shumë e vërtetë, shifrat janë pak a shumë të njëjtat që listat e mbyllura sot shihen si kasaforta të mistereve të sekreteve dhe të të gjithë të këqijave të pazbuluara apo të pathëna, ashtu sikundër që mendohet gabimisht po u hapën listat partitë s’do kenë kryetar, kryetarët do jenë thjesht noterë. Nuk është kështu. Jo për t’u provuar ju apo askujt tjetër se unë e shoh veten time si kryetar të Partisë më të madhe shqiptare të lidhur me listat e mbyllura, apo për më tepër që nuk i druhem listave të hapura, besoj që në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim. A e arrijmë apo jo të merremi vesh, këtë do e shohim në proces. Po sigurisht që procesi është me risk të lartë për faktin se po su morrrëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as me lista të hapura,as numërimin partiak me të cilin ju duhet të bini dakord, se ndryshe i bie pastaj që ne ti themi atyre që janë jashtë ca bëmë me ju nuk vlen më, se tani do bëjmë… ne nuk jemi në kushtet kur kemi bërë një martesë, se e ke merak martesen time me Lulin, nuk ka ndodhur, po një krushqi e kemi në këtë rast, është e vërtetë, po kemi një krushqi të dyfishtë dhe me ata dhe me ju që do ta bëjmë për të nxjerrë rezultatin nga salla, se ndryshe nuk bëjmë asgjë pasi na bie e gjithë ajo që të gjithë jemi të interesuar që ka të bëjë me përmbushjen e një kushti që nuk nënkupton konesus në sensin e vjetër të fjalës po një produkt me standarde që mundësisht të krijojë një klimë më të madhe”, tha Rama.