Zhaneta Josifi 56 vjeç dhe e bija Anisa Josifi 36 vjeç janë gjetur pa jetë ditën e sotme në banesën e tyre në Tiranë.
Ndërkohë që vajza tjetër e familjes Blerta Josifi ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja u zbulua pas një denoncimi në polici.
“News24” raporton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vetëflijimit, pasi sipas medias në fjalë, familja Josifi praktikonte një sekt fetar që predikon ringjalljen. Gjithashtu 36-vjeçarja mendohet të ketë vdekur disa ditë më parë dhe e ëma e ka mbajtur në banesë derisa i ka dhënë fund edhe jetës së saj.
