Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë një deklaratë zyrtare nga Kombinati duke treguar detaje lidhur me vdekjen e nënë e bijë në banesën e tyre në Kombinat. Në fjalën e tij, para mediave, Jaupi është shprehur se vëllai i 56-vjeçares, kishte kërkuar ndihmë pasi prej 3 ditësh nuk komunikonte dot me motrën dhe mbesat e tij.
Sipas tij, njëra nga vajzat është gjetur e mbuluar me batanije e jorgan, edhe pse ditët e fundit vendi është përfshirë nga temperatura të larta. Ky detaj ngre dyshimet se e reja, e identifikuar si Anisa Josifi, ka ndërruar jetë ditë më parë. Gjithashtu sipas tij, të treja kishin shenja mosushqyerje gjatë ditëve të fundit.
“Dua t’ju bëj me dije se këtu në Kominat ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Vëllai ka treguar se prej tre ditësh nuk ka pasur kontakt me motrën dhe dy mbesat e tij. Zjarrfikëset nuk hapën dot derën e hyrjes, hymë nga dritarja e tualetit të banesës. E zonja kishte vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike iu dha ndihma e parë. Dhe në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza 33-vjeçare. Mendohet se janë vetëflijuar. Në banesë u janë gjetur libra me përmbajtje fetare, do ekzaminohen të gjitha mjetet elektronike të gjetura. Vajzat ishin me arsim të lartë, por aktualisht ishin të papuna. Nga ajo që është vënë re është se ditët e fundit ishin të paushqyera,”-u shpreh ai.
