Nënë e bijë janë gjetur pajetë në banesën e tyre, ndërkohë vajza tjetër është në gjendje të rëndë në spital. Familja Josifi janë me origjinë nga Përmeti, por prej më shumë se 15 vitesh jetonin në Tiranë. Mësohet se burri i shtëpisë ka qenë mësues dhe një ndër themeluesit e degës së dëshmitarëve të Jehovait në Përmet.
Zhaneta Josifi banonte në në një apartament me dy vajzat e saj Anisën dhe Blertën, ndërsa bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë pak kohë më parë.
