Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri Hoti/ Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë

22:30 / July 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoti abdullah 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në dialog me Serbinë nëse do t’i vijë ftesa për ndërmjetësim nga SHBA.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Avdullah Hoti u shpreh se takimi i thirrur nga diplomati Grenell në SHBA javën e kaluar u anulua pas publikimit të akt-akuzave ndaj Presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Pas këtij momenti, Hoti theksoi se edhe ai anuloi udhëtimin pasi në SHBA po shkonin si delegacion i përbashkët i Kosovës së bashku me Presidentin Thaçi. Hoti theksoi se procesin e dialogut me Serbinë do ta udhëheqë ai si Kryeministër i Kosovës.

“Jemi përgatitur për të hyrë në fazën përfundimtare të marrëveshjes. Ka ndodhur një zhvillim i papritur. Ne ishim nisur si delegacion bashkë me presidentin për të filluar dialogun dhe ishte normale që pas atyre zhvilimeve ne të kthemi në Prishtinë. Unë kam pasur fetsë që të shkoj edhe pasi ndodhi ajo, edhe ka qenë insistim i ambasadorit që të shkoj aty, por u rakorduam që ky takim të spostohet. Delegacioni është i ndërtuar. Kemi ndërtuar mekanizma shtetërorë për të qenë të gatshëm në këtë proces. Në proces të dialogut Kushtetuta është e qartë që e përfaqëson Kryeministri”.

Sa i përket pikave të negociatave me Serbinë, Kryeministri Hoti bëri të qartë se integriteti territorial i Kosovës nuk është në tryezën e diskutimit.

“Nuk diskutojmë për çështje të territorit, nuk diskutohet integriteti territorial i shtetit të Kosovës. Dhe marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Këto janë si parime të dialogut. Ne shkojmë në këtë proces për njohje reciproke”. 

avdullah hoti dialogun serbine udheheq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.