Kjo është fundjava e parë e korrikut dhe sezoni i plazhit ka nisur tashmë. Por duket se atyre që kanë planifikuar të shkojnë në bregdet do ju prishen planet pasi moti ka rezervuar surpriza.
Siç raporton Meteoalb, moti pritet të jetë i përshtatshëm për plazh gjatë ditës së nesërme në të gjitha plazhet e vendit.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37-387 gradë celsius, por surprizat fillojnë të dielën.
Gjatë të dielës parashikohen prezenca vranësirash në breg, me reshje që pritet të vërehen fillimisht në bregdetin e jugut dhe më pas në pjesën tjetër të zonave bregdetare.
