Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ,i ka dërguar sot një letër ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini dhe kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në universitet.
Në letrën e tyre SPUSH shkruan se zgjedhjet duhet të zhvillohen kur kushtet lejojnë zhvillimin e një procesi normal zgjedhor. Kërkesat për Shahinin, kjo sindidaktë ai ka dërguar për dijeni dhe Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.
Më tej ata shprehet se zhvillimi i zgjedhjeve në këto kushte i mohon studentëve të drejtën për të votuar për Rektorin, Dekanin dhe përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik.
“Këto zgjedhje në kohë pandemie dhe në mungesë të studentëve në universitetet publike, janë tërësisht formale, sepse ajo nuk krijojnë asnjë premisë e mundësi reale për konkurrim të dnërshëm dhe të paanshëm. Në kushtet kundër numri i të prekurve me COVID-19 shtrohet nga dita në ditë, hapja dhe zhvillimi i fushatës për zgjedhje presupozon takime dhe grumbullime studentësh dhe pedagogësh me kandidatët për dekan dhe rektorë. Këta të fundit duhet të shpalosin platformat e tyre për zhvillimin akademik të universiteteve”, janë disa nga arsyet pse kjo sindikatë është kundër mbajtjes së zgjedhjeve.
