Kukësi më në fund thyen mallkimin Flamurtari dhe pse mes drithërimave duke ju gëzuar dhe golit të parë të Rrocës me fanellën e verilindorëve në një sukses 1-2 brenda në Vlorë, që ka dhe polemika brenda për një gol me roveshatë të anulluar të Pollozhanit. Një ndeshje shumë e bukur në Vlorë, me kuqezinjtë që meritonin diçka më tepër nga ky 90 minutësh edhe pse luanin pa dy lojtarë kryesorë si Torassa e Cale. Këtë herë skuadra e Armando Cungut u tregua pragmatiste në maksimum. Sfidat e fundit mes dy skuadrave kishin dhuraur gjithmone emocione të mëdha, me Flamurtarin që madje ishte kthyer në makthin e verilindorëve megjithatë këtë herë gjërat se duket se nisën ndryshe për miqtë, të cilët që në minutën e 10-të kaluan përpara me një gol të Valon Ethemit, i cili përfitoi nga dalja jo e mirë e Koliçit për të dërguar topin në rrjetë. Flamurtari nuk u dorëzua dhe përgjigjen e dha në minutën e 33-të kur Pollozhani barazoi rezultatin pas një harkimi të Kotobellit.
Gëzimi i kuqezinjve zgjati pak sepse në minutën e 35-të ishte Rroca që riktheu menjëherë në epërsi Kukësin i ndihmuar dhe nga era duke dërguar topin në rrjetë direkt e nga goditja e dënimit. Buzëqeshja e presidentit Gjici në tribunë për golin e parë të Rrocës tregon qartë kënaqësinë e numrit 1 të verilindorëve. Gjithsesi sfida në vazhdim nuk do të ishte e thjeshtë për Kukësin, me Mustën që ju afrua golit në minutën e 44-t por Frashëri bëri një super pritje.
Fillimi i pjesës së dytë regjistroi dhe momentin më polemizues të takimit me Pollozhanin që shënoi një gol të jashtëzakonshëm me roveshatë por gjyqtari ndaloi lojën për lojë të rrezikshme të futbollistit. Protestat e vlonjatëve ndërprenë lojën për disa minuta. Flamurtari ishte më këmbngulës dhe në të 62-tën nga këndorja gjeti traversën ndërsa në të 81-tën golit ju afrua dhe Musta. Në të 83-tën dhe Kukësi u ndal nga shtylla pas goditjes së Cordeiros. Flamurtari nuk hoqi dorë megjithatë nga kërkimi i golit duke vendosur sërish në vështirësi verilindorët por fati nuk ishte me vlonjatët, me Kukësin që theu “tabunë” Flamurtari duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për për titullin ndërsa për vendasit një ndeshje që nuk meritohej të humbje.
