Ka shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë.
Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e para të mëngjesit, raportojnë mediet kosovare.
Të gjitha viktimat kishin edhe sëmundje shoqëruese dhe janë mbi moshën 60 vjeçare”, ka thënë një zyrtar i QKUK’së.
Deri tani në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 356 persona, janë shëruar 1 mijë e 874.
Në gjithë botën janë prekur mbi 11 milionë persona me Covid, janë shëruar 5.9 milionë ndërsa kanë vdekur mbi 520 mijë pacientë.
