Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

VIDEO/Kaloi gjysmën e jetës në burg dhe sot jeton me bonus qiraje, por OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

15:44 / July 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ofl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi ka kaluar gjysmën e jetës së tij në burg ku ka shlyer edhe dënimin për vrasje, Abas Bërhani mendonte se i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë, por nuk ndodhi kështu. Mëngjesin e 30 qershorit në derën e banesës së tij mësynë 7 policë të OFL për të kërkuar vetëdeklarimin e pasurisë së tij. Për Bërhanin kjo sjellje e policisë ishte e pa vend dhe më shumë se sa mbledhjen e parave të krimit kjo nxit konflikte.

“Kam bërë 31 vite burg. Në kohën e Partisë së Punës, 13 vite, por dhe në kohën e demokracisë, 18 vite e 4 muaj. Sot akuzohem se kam pasuri të madhe. Nëse këta duan që të shtyjnë njerëzit me u vra, ata se dinë se çfarë kam folur unë me hasmin. Duan të më fusin në vëllavrasje. 6-7 policë erdhën në shtëpi dhe bënë terror. Çfarë kam bërë unë që të më bëjnë terror?!Duhet të më bëjnë kërkesë e isha paraqitur në polici. S’jam kriminel lufte.”,- tha ai.

Abas Bërhani tashmë jeton në një banesë me qira, pagesën e të cilës ia mundëson bashkia e Krujës pasi shtëpia e trashëguar nga familja i ka dalë e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. “Shtëpinë e kanë nxjerrë të pabanueshme. Kanë ardhur disa komisione dhe ashtu e kanë nxjerrë. Bashkia më ka paguar bonusin, dhe më kanë thënë se kur të nisë lëvrimi i fondit do të nisë dhe për ty”,- pohoi ai.

Prej muajsh Abas Berhani është me sytë nga televizori për të parë se kur do të lëvrohet fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, por e gjeti emrin e tij të listuar në listën e bosave të krimit për të deklaruar pasurinë. Brenda afatit të kërkuar ai çoi pranë OFL listën e pasurive të tij, një shtëpi e shkatërruar, një makinë dhe pagën si roje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.