Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si mund të jetë një valë e dytë e koronavirusit? Çfarë thotë raporti i Forumit Ekonomik Global

18:19 / July 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
viktima nga COVID 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa masat e bllokimit kanë nisur të lehtësohen në vendet që janë ende duke luftuar koronavirusin, ekspertët parashikojnë mundësinë e një vale të dytë infeksioni. Një valë e dytë mund të marrë vrull me shpejtësi pasi njerëzit po bashkëveprojnë gjithnjë e më tepër mes tyre. Një profesor i matematikës dhe statistikës ka ilustruar se si mund të duket një valë e dytë infeksioni, duke marrë parasysh skenarë të caktuar dhe reagimet sociale.

Teksa koronavirusi po përhapej me shpejtësi në muajt shkurt dhe mars 2020, shumë qeveri vendosën masa të rrepta karantine. Përmes një përpjekjeje masive publike, këto vende kanë qenë të suksesshme në ngadalësimin e pandemisë, shkruan Forumi Ekonomik Global.

Duke kombinuar qasje të ndryshme të shëndetit publik, vende si Sllovenia dhe Zelanda e Re, e kanë zhdukur virusin brenda kufijve të tyre. Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë bërë një përparim të rëndësishëm në frenimin e përhapjes së sëmundjes. Megjithatë, karantinat kanë çuar në humbje të konsiderueshme ekonomike dhe sociale, në vendet ku janë aplikuar masa të rrepta për distancimin social. Si qeveritë ashtu edhe publiku, tani janë të prirë të fillojnë lehtësimin e kufizimeve dhe rikthimin e jetës normale.

Me zbutjen e rregullave të izolimit, kanë nisur edhe paralajmërimet për një rritje të mundshme të rasteve të COVID-19 – e quajtur valë e dytë. Vala e dytë e pandemisë së gripit spanjoll në vitet 1918-1920 ishte veçanërisht shkatërruese, siç ishte edhe vala e dytë e epidemisë H1N1 në vitet 2009-2010. Pra, çfarë mund të bëhet për të shmangur një valë të dytë të COVID-19?

Që virusi të përhapet, ai ka nevojë për njerëz të infektuar dhe një transmetim të suksesshëm. Këta faktorë maten me lehtësi nga numri i riprodhimit R, që është numri mesatar i rasteve të reja të virusit të shkaktuara nga një individ i infektuar. Kur vlera e R është mbi një, kjo do të thotë se numri i rasteve është në rritje, ndërsa kur është nën një, do të thotë se rastet janë në rënie. Para bllokimit, vlera e R për koronavirusin ishte midis dy dhe katër.

Vende si Kina, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe shumica e vendeve europiane, tani e kanë ulur këtë vlerë nën një. Në vende të tjera, si Suedia ose Rusia, vlera e R mbetet afër ose mbi një, duke reflektuar rritjen e numrit të rasteve. Marrëdhënia midis sjelljes së popullsisë dhe vlerës së R është e ndërlikuar, por ne sërish mund ta përdorim këtë koncept për të ilustruar se si mund të shfaqet vala e dytë.

  • Nje vale e vetme 937 768x843 1 1
  • Vala e vjeshtes rritja e infeksionit 937 768x837 1 1

Epidemia mund të vazhdojë në vjeshtë dhe në dimër kur mund të përhapet edhe gripi sezonal. Megjithëse duket se virusi SARS-CoV-2 nuk ndikohet shumë nga moti, sistemi i kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohet nëse COVID-19 dhe gripi godasin në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër, masat parandaluese kundër virusit SARS-CoV-2 (si maskat dhe larja e duarve) mund të zvogëlojnë përhapjen e virusit të gripit.

Si përfundim, virusi mund të pësojë edhe mutacion duke rezultuar në një infeksion edhe më të rëndë. Një mutacion i tillë mund të ketë bërë që vala e dytë e gripit spanjoll të ishte veçanërisht e rëndë. Nëse do të ndodhte diçka e ngjashme edhe me virusin SARS-CoV-2, epidemia që do të rezultonte, do t’ia kalonte përhapjes aktuale edhe sikur vlera e re e R të ishte vetëm katër, krahasuar me 10-12 për shytat ose 12-18 për fruthin. Parandalimi i përhapjes në masë të shytave dhe fruthit realizohet vetëm falë vaksinimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.