Dyshime serioze vijnë nga spitalin Infektiv në Prishtinë për vdekjen e katër personave brenda 30 minutash, që të gjithë natën duke gdhirë dita e sotme.
Burime të Indeksonline brenda hetuesisë bëjnë të ditur që nga ora 12:30 pas mesnate deri në ora 1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndaluar oksigjenin.
Kështu gjatë këtij intervali kohor kanë vdekur 4 persona, të cilët ishin infektuar me Covid-19.
Sot është duke u hetuar personeli mjekësor i Klinikës Infektive, i cili dyshohet se ishte faktor kryesor në vdekjen e pacientëve me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë doli me qëndrim zyrtar dhe ka konfirmuar se të gjithë pacientët e vdekur kanë qenë me Covid-19 dhe në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSh dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga përfundimet e parakohshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për të bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve”, vijon komunikata e MSh.
