Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish-deputetja Pampuri për vetflijimin: Jam e shokuar, sistemi i referencës nuk funksionon, ja çfarë duhet bërë

20:59 / July 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pappuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lidhur me vetëflijimin e nënës më të bijën disa ditë më parë në kryeqytet, ish deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ngre problemin e funksionalitetit të institucioneve të referimit. Në një intervistë për Ora News ajo shprehet se sistemi i referencës nuk funksionon siç duhet.

Pampuri tha se: “E shokuar që dëgjojmë një ngjarje të tillë. Edhe në profesionin tim kam dëgjuar shumë dhe personalisht kam dëgjuar ngjarje të rënda por si kjo është vërtetë shokuese. Ndjehem keq sepse kam punuar si psikologe. Kam punuar si psikologe e shëndetit mendor. Kemi ngritur zërin shpesh që në rastin e parë që ne shohim një problematik tek një fqinj apo një i afërm i cili nuk flet, qëndron i mbyllur dhe bëhet josocial, duhet të bëhemi më investigativ. Nga momenti që sistemi i referencës në këto raste ka çeduar disi, përsëri këto janë pika që nuk funksionojnë. Nëse vigjilenca do të ishte disi më e madhe besoj që nuk do të kishim arritur në një rezultat kaq tragjik. Gjendja ekonomike është një fakt shumë i rëndësishëm. Ne udhëhiqemi nga parimet. Kemi egon dhe superegon, këto i zhvillojmë fazë pas faze. Në momentin që zhvillohen gradualisht dhe të shëndetëshëm ne arrijmë të zhvillohemi të shëndetshëm. Në momentin që këto cënohen, ndërgjegja jonë cënohet ne humbasim besimin tek realja dhe fillojmë të besojmë gjërat ireale. E njëjta gje besoj se ka ndodhur edhe në rastin e tyre. Besoj që kanë humbur lidhjen dhe kontaktet me realitetin duke qenë të cënuara. Duke humbur kontaktin me realitetin i çoi në fundin tragjik.”

funksionon Orjola Pampuri references vetflijimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.