Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ankohet kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve: Kemi kërkuar tamponin, s’na është bërë

21:18 / July 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diana toma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një punonjëse e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ka rezultuar pozitive me koronavirus. Për pasojë anëtarët e tjerë të stafit janë karantinuar, ndërsa kanë ndërprerë shërbimet duke mbyllur zyrat.

Në një intervistë për ABC News, kryetarja e UFSH, Diana Toma deklaroi se rasti është zbuluar të enjten dhe të premten kanë mbyllur gjithçka. Ndër të tjera, Toma thotë se që prej të premtes kanë kërkuar t’u bëjnë tamponin anëtarëve të tjerë të stafit, por deri më tani nuk ka ndodhur.

“E kemi mësuar të enjten, të premten kemi mbyllur çdo lloj veprimi me farmacistët. U lidhëm me drejtoreshën e DSHP, e cila për hir të së vërtetës u tregua e gatshme pastaj nuk patëm më kontakte. Kuptojmë që situata është e ngarkuar e personelit mjekëosr. Derisa të mundësohet bërja e tamponit të tërë jemi të vetëkarantinuar.

Realisht këtu do të kërkonim një parje ndryshe. Kërkuam mundësimin e tamponeve ditën e premte, mirëpo nuk u realizua dhe ndonëse na u komunikua që do ketë një kontakt nga epidemiologët me stafin tonë, kam komunikuar edhe me anëtarë të tjerë të stafit, deri tani një komunikim i tillë nuk është realizuar. 

Jemi 9 veta që janë në zyrë, të cilët jo të njëjtë janë në kontakt me farmacistët, por kjo nuk të jep siguri. Deri tani nuk kanë pasur simptoma. Edhe personi pozitiv është në gjendje të qëndrueshme, pa temperaturë”, u shpreh ajo.

Më tej, Toma ka theksuar se ekipet e punës janë të ngarkuara, por duhen rritur stafet nga autoritetet përgjegjëse.

“Fatmirësisht është një situatë e kontrollueshme. Kërkese institucionale kemi bërë që të premten. Ne jemi shumë koshiencë që ekipet këtë periudhë kanë bërë një punë të madhe. Ndërhyrja mbase në këtë situatë, dhe kërkesa nuk duhet drejtuar këtij ekipi që janë vetëm në lëvizje por karshi personave përgjegjës që do të duhet të rrisin stafet.

 Masat janë marrë, koha do të nxjerrë nëse ka pasur infektime të tjera. Virusi është prezent. Masat mbrojtëse duhet të jenë maksimalisht të zbatura”, u shpreh Toma.

diana toma farmacisteve tamponin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.