Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqetësohen autoritetet suedeze: “Rreziku nuk ka mbaruar, bëhuni gati për një valë të dytë të Covid-19”

21:09 / July 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
suedi corona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vdekjet nga koronavirusi kanë rënë në Suedi që nga kulmi i shpërthimit, por qeveria u ka thënë autoriteteve që të fillojnë përgatitjet për një valë të dytë të mundshme në vjeshtë.

“Rreziku nuk ka mbaruar”, tha Ministri i Shëndetësisë Lena Hallengren në një konferencë për shtyp, pasi ajo njoftoi planet për mënyrën sesi Suedia duhet të veprojë shpejt në rast se ka një rritje të infeksioneve gjatë vititi.

Qeveria urdhëroi të hënën katër autoritete qeveritare: Agjencinë e Shëndetit Publik, Bordin Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies, Agjencinë e Produkteve Mjekësore dhe Agjencinë e Emergjencave Civile  si dhe bordet administrative të qarkut të vendit për të filluar hartimin e planeve se për valën e dytë të Covid-19.

“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, por nëse ka një valë të dytë ka të ngjarë të shpërthejë në grupime  siç është shpërthimi në industrinë e minierave Gällivare në veri të Suedisë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të keni plane rajonale, jo vetëm kombëtare”,  – tha Hallengren.

Prej muajsh Suedia e ka mbrojtur strategjinë e saj të mos vendosjes së izolimit të plotë, por zyrtarët thanë sot se ‘rregulloret rajonale’ mund të vendosen nëse raste shqetësuese shfaqen në vend. Qeveria është përballur me kritika në rritje për strategjinë e saj javët e fundit, pasi shkalla e infekimit mbetet ende e lartë në Suedi ndërsa shumica e Evropës po del nga izolimi. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus ka shkuar në 71,419 pacientë ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 5,420 persona që nga fillimi i pandemisë.

behuni rreziku suedeze vale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.