Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Leli harron kritikat e Ramës dhe “lajmet” e Berishës, apel qytetarëve: Shfrytëzoni hapësirën e shëndetshme që ofron deti

22:56 / July 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leli dritan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, këshilloi të gjithë turistët të zgjedhin bregdetin e këtij qyteti për të kaluar pushimet verore. Në një intervistë në News24, kryebashkiaku Leli tha se koronavirusi është kudo i rrezikshëm, ndaj dhe qytetarët duhet të shfrytëzojnë hapësirën e shëndetshme që iu ofron deti.

I pyetur nga gazetari Balla se “Sa mund të ketë arritur dëmi i kësaj situate?”, kryebashkiaku u shpreh “Nuk besoj se jemi në gjendje të kemi një shifër të saktë. Çdo gjë varet nga fluksi si kanë jetuar bizneset vite më parë për të bërë këtë statistikë. Në fund të sezonit do të dalë shifra. Ne vendosëm që bizneset të mos paguajnë për katër muaj taksën ndaj bashkisë. Edhe detyrimet janë shtyrë. Ju jemi gjendur pranë bizneseve të hotelerisë, të cilëve iu kemi ulur një taksë. Gjithë njerëzimi po përballet me këtë situatë. Ne po gjejmë mekanizmat e mirë për të ecur përpara. Sigurisht që kemi shumë akoma për të bërë, por duhet të promovojmë anët pozitive të turizmit. Sot duhet të ketë më tepër klimë pozitive për të bërë ekonomi. Ne presim turizëm, sepse me të kemi garanci për të rritur ekonominë”.

Çfarë janë ato punimet aty?

Do kemi plazh, pishinë për fëmijë, është një projekt që do të ndryshojë tërësisht pamjen e zonës. Më tej do vijojë drejt Orikumit, për të krijuar korsi bicikletash, trotuar, ndriçim.

Rama iu ka ndihmuar apo iu ka penguar?

Gjatë gjithë kësaj kohe që jam në krye të bashkisë kam ndjerë një mbështetje të jashtëzakonshme dhe pozitive. Mbështetja e kryeministrit ka qenë në detaje për cdo punë të realizuar në terren. Qasja pozitive nuk është vetëm politike, por është strategjike për të garantuar turizëm të qëndrueshëm. Cdo investim që është realizuar këtu ka justifikuar më së miri shpenzimin e parave publike. Produkti që ka mbërritur sot dhe që është i prekshëm është shumë pozitiv dhe na bën të krenohemi të gjithëve.

Për cfarë ankohen më shumë qytetarët e Vlorës?

Nëse flasim lidhur me pandeminë them se deri në momentin që ka qenë periudha e karantinës mirëkuptimi ka qenë fantastik. Duhet të jemi mirëkuptues për të ruajtur distancën, të përshtasim sjelljen njerëzore në atë që shkenca do të sjellë ditë pas dite. Sjellja jonë duhet të ketë përmirësim në favor të situatës, për të pas më shumë vizitorë dhe për të mos rrezikuar jetën e njerëzve.

Këtu ka një grup njerëzish që punojnë për të evidentuar cdo rast problematik, që mund të bëhet burim për shpërndarjen e virusit. Covid është kudo, qytetarët le të spostojnë jetët, duke pushuar. Pandemia është e rrezikshme kudo ku ndodhemi, kështu që unë mendoj se pse të mos e shfrytëzojmë hapësirën e shëndetshme që deti na ofron. Qasja e turistëve në fundjava ka qenë e kënaqshme. Ka prenotime dhe në kohë të gjatë në hoteleri, por edhe në banesa.

Deti dritan leli hapesiren shfrytezoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.