Policia e Durrësit bëri të ditur paraditen e sotme se ka arrestuar një 56-vjeçar për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.
Në dëshminë e vajzave që janë kushërira me njëra-tjetrën ato kanë thënë se ai i ngacmonte në rrugë. 13-vjeçarja e cila e ka dhe komshi thotë se ai i hidhte fjalë kur e haste në rrugë, afër shtëpisë.
Po ashtu vajzat kanë treguar se i ka ngacmuar edhe njëherë tjetër, kur ndodheshin të dyja para shtëpisë.
Ndërkohë, 56-vjeçari ka mohuar akuzat, ndërsa ka deklaruar në polici se nuk ka patur si qëllim ti ngacmonte të miturat.
