Policia britanike në bashkëpunim me atë franceze dhe belge ka kryer qindra arrestime, midis të cilëve edhe 6 shqiptarë, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale në Britaninë e Madhe.
Policia ndërhyri në serverat e EncroChat, një nga rrjetet sekrete më të mëdha në botë të krimit të organizuar me rreth 60 mijë anëtarë.
Në pranga kanë përfunduar shqiptarët, Alsi Vata, 24 vjeç, Begin Pupla, Alex Kukaj, Agron Kukaj, Besim Hoxhaj dhe Julian Agalliu, shumica banues në Londër.
Këta të fundit akuzohen për shitje të lëndëve narkotike si kokainë apo hashash si dhe për trafik armësh.
Policia ka sekuestruar rreth 54 mln paund pasuri si dhe ka arrestuar 746 persona, pasi oficerët francezë depërtuan në sistemin EncroChat në prill.
