Sekretari për Çështje Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, është shprehur sot se Edi Rama nuk do arrijë të marrë një mandat të tretë. I ftuar në emsionin “Byro Politike”, Kaso foli dhe për Reformën Zgjedhore e bëri me dije se maxhoranca nuk ka qenë e interesuar për dialog me opozitën.
Ai bëri fator Kryeministrin, duke thënë se nuk ka qenë i interesuar të adresojë rekomandimet e OSBE/OHDIRIT, ndërsa shtoi se mazhoranca dhe vetë Rama ka sabotuar tryezën e dialogut.
“Rama nuk ka qenë i interesuar të adresojë rekomandimet e OSBE OHDIRIT. Nuk shqetësohet për kushtet e vendosura nga Evropa dhe ende nuk ka një shpresë për rrugën e integrimit deri në zgjedhjet e radhës. Rama po bën vetëm rrugën e ngushtë elektorale. Nuk ka asnjë shans të marrë një mandat të tretë. Shansin e vetëm, ka të heqë koalicionet”, tha Kaso.