Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lista e dyfishtë e të infektuarve në zonat me shumicë serbe në Kosovë

23:46 / July 8, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove serbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) për numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga koronavirusi i ri, nuk janë të përfshirë në baza ditore edhe të dhënat nga mjediset e banuara me serbë.

Megjithatë, këto të dhëna të përditshme përfshihen në një bazë të të dhënave në nivel të Serbisë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se i pranon të dhënat për të infektuarit me koronavirus nga mjediset serbe, përfshirë katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Kemi pranuar edhe raportet më të reja për të infektuarit në ditët e fundit në veri të Kosovës, por edhe nga komunat tjera ku jetojnë serbët. Këto të dhëna përfshihen në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, raportet ditore të IKSHPK-së, dallojnë nga ato që bëhen të ditura nga shtabet e krizës në komunat me shumicë serbe.

Cilat janë të dhënat zyrtare?

IKSHPK më 7 korrik, njoftoi se janë regjistruar edhe 183 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve dy janë nga komuna e Graçanicës dhe një në Zubin Potok. Këto dy komuna janë me shumicë serbe.

Në raportin e IKSHPK-së, më 6 korrik, thuhej se janë regjistruar 195 raste me koronavirus, prej të cilëve një është në Graçanicë.

Megjithatë, të dhënat e reja nga Instituti i Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, i cili funksionon nën sistemin shëndetësor serb, të publikuara më 7 korrik, tregojnë se 53 persona janë regjistruar si raste të reja me koronavirus nga gjithsej 61 testime.

Cilat janë obligimet e shtabeve të krizës?

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se shtabet e krizës në komunat me shumicë serbe janë të detyruar të dërgojnë një raport ditor për të sëmurët me COVID-19, në Ministrinë e Pushtetit Lokal, e cila më pas ia përcjellë institucioneve kompetente.

Ministria e Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, e udhëhequr nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se ekziston komunikim i rregullt ndërmjet komunave me shumicë serbe dhe institucioneve kompetente të Qeverisë së Kosovës.

“Komunikimi dhe koordinimi me të gjitha komunat është i vazhdueshëm dhe i rregullt”, thotë Ministria e Pushtetit Lokal në një përgjigje me shkrim.

Aty thuhet se komunat me shumicë serbe, përfshirë edhe ato në veri, paraqesin raportet e tyre të përditshme 24-orëshe për situatën me COVID-19 pranë Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Qendrat Emergjente.

Por, duke pasur parasysh që krahas institucioneve të Kosovës, vepron edhe sistemi i kujdesit shëndetësorë serb, qytetarët serbë kanë mundësinë të zgjedhin se ku të paraqesin mostrën e tyre për testim në COVID-19. Aktualisht në Prishtinë, analizat bëhen vetëm për ata persona që kanë simptoma të koronavirusit.

Kush i analizon mostrat?

Spitalet rajonale që operojnë nën sistemin shëndetësor të Kosovës i dërgojnë mostrat në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Prishtinë.

Nga ana tjetër, ekziston Qendra Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, e cila punon nën sistemin e kujdesit shëndetësor serb dhe mbledh mostrat për analiza nga banorët serbë dhe pastaj i dërgon për testim në laboratorin e Institutit Veterinar në Kraljevë të Serbisë.

Deri të hënën, analizat janë bërë nga laboratori “Vatreno oko” në Beograd, dhe para kësaj nga Instituti i Virologjisë, Vaksinave dhe të Serumeve “Torlak”.

Epidemiologu i Institutit për Shëndetin Publik në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Antonijeviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se ata i përcjellin të dhënat për pacientët tek Shtabi i Krizave dhe Qendra e Shëndetit në Mitrovicën e Veriut.

“Ne i përfshijmë në një bazë të dhënash të vetme që është në nivelin e tërë Serbisë, në mënyrë që institucioni jonë kombëtar – Instituti për Shëndet Publik – ‘Milan Jovanoviq Batut’ dhe natyrisht Ministria e Shëndetësisë të kenë të dhënat për situatën në terren në çdo kohë dhe të nxjerrin të dhënat me interes”, thotë Antonijeviq.

Ai tha se nuk ka bashkëpunim zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, dhe se ” jozyrtarisht ata ndonjëherë interesohen dhe marrin disa informata”, por se nuk ka shkëmbim zyrtar të të dhënave.

Ai konfirmoi se situata epidemiologjike në veriun e Kosovës, siç tha, është shumë e rëndë.

Të martën, në një konferencë për media të Shtabit të Krizës në veri të Kosovës, Goran Rakiq, zëvendëskryeministër i Kosovës dhe ministër i Pushtetit Lokal, tha se janë vendosur masa të reja kundër pandemisë për katër komuna në veri të Kosovës, përfshirë një karantinë shtatëditore për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në këto komuna.

infektuarve serbe zonat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.