Një djalë 28-vjeçar Phillip Blanks është konsideruar si hero pasi shpëtoi një djalë tre vjeçar nga një ndërtesë që kishte marrë flakë. Pasi dëgjoi shumë zhurmë dhe zëra ai doli nga banesa e tij dhe pa se një ndërtesë kishte marrë flakë.
Një nënë 30-vjeçare e mbuluar nga flakët po bërtiste dëshpërimisht ta ndihmonin djalin e saj 3-vjeçar, doli në ballkon dhe e hodhi nga kati i tretë drejt krahëve të Phillip Blanks.
Phillip Blanks është shprehur për mediat e huaja se ishte shumë instiktive dhe nuk e mendoi gjatë, thjesht reagoi. Nëna 30-vjeçare Rachel Long, vdiq në flakë.
