Një 6-vjeçar është përplasur nga një makinë, ende e paidentifikuar në Durrës.
Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se i mituri A.B., është aksidentuar rreth orës 19:00, në lagjen nr.17.
Ai është transportuar në spital ku po merr kujdesin mjekësor, por ende nuk dihet gjendja e tij. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
