Mbretëresha e Afrikës Noloyiso Sandile ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 56 vjeçare për shkak të koronavirusit. Lajmin për humbjen e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj.
Noloyiso, njëra prej motrave të mbretit Zulu, Goodëill Zëelithini, shërbeu si regjente e familjes mbretërore amaRharhabe.
“Ruajtëse të vlerave tradicionale dhe një lidere inspiruese e popullit të saj”, tha presidenti Cyril Ramaphosa, duke shtuar se ajo luajti një rol mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e mbretërisë së saj në kepin lindor.
Deri më sot, Afrika e Jugut numëron 7 monarkë të njohur zyrtarisht që përfaqësojnë grupe etnike dhe klane të ndryshme. Ndërkohë deri më tani në Afrikën e Jugut kanë humbur jetën persona dhe janë regjistruar qytetar të infektuar me koronavirus.