Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

​OBSH: Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit

13:53 / July 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll.

Teksa ka folur në një konferencë, Tedros u shpreh se deri më tani më shumë se 11.8 milionë raste me koronavirus i janë raportuar agjencisë së shëndetit në OKB, gjysma prej tyre në 6 javët e fundit.

Më tej ai shtoi se pandemia ka ekspozuar pabarazitë globale dhe kombëtare si në sistemet e shëndetësisë ashtu edhe në shoqëri. E ndërsa në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një tjetër rekord i zi. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë se 65 mijë raste të reja me Covid-19.

Në SHBA numërohen mbi 3.2 milionë të infektuar, duke e bërë SHBA-në vendin me numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Gjithashtu raportohet se 3 ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave nga koronavirusi. Sipas autoriteteve në 3 ditët e fundit janë raportuar më shumë se 900 vik tima. Për këtë situatë nuk duket shumë i shqetësuar presidenti Donald Trump i cili thotë se shifrat janë rezultat i numrit të madh të testimeve që janë bërë.

Ndërsa në kontinentin evropian, maskat dhe frika nga vala e dytë e koronavirusit janë kthyer në kryefjalë. Tani, të gjithë personat mbi moshën gjashtë vjeç në Katalonjë, duhet të mbajnë një maskë në publik pasi rajoni i bëri maskat të detyrueshme jashtë, edhe atje ku distancimi social është i mundur.

Në Francë, po shtohen shqetësimet për një valë të dytë të epidemisë ndërkohë që vendi po zbut kufizimet. Pas 137 ditësh ndërkohë, njësitë e kujdesit intensiv në një spital në një nga zonat më të goditura të Italisë nga pandemia, Bergamo, zyrtarisht nuk kanë asnjë rast pozitiv me Covid-19. Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar me koronavirus është rritur në më shumë se 12 milionë e 200 mijë, ndërsa totali i vikt imave, që nga fillimi i pandemisë është 550 mijë. Renditjen e grafikut të pandemisë në botë e udhëheqin Shtetet e Bashkuara me më shumë se 3 milionë raste Covid, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.