Një person në dispozicion të shërbimit të inteligjencës egjiptiane është zbuluar në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel.
Fjala është për Steffen Seibert, bashkëpunëtor i zëdhënësit të qeverisë gjermane, i ekspozuar si një agjent egjiptian.
Pjesë e stafit të Shërbimit të Shtypit dhe Informacionit të qeverisë gjermane, ai dyshohet se ka punuar për shërbimin e inteligjencës egjiptiane për disa vjet.
Shërbimi penal federal mori “masa ekzekutive” ndaj këtij personi në dhjetor të vitit të kaluar, me urdhër të zyrës së prokurorit federal, thuhet në raportin e sigurisë, i cili u paraqit në Berlin.
Shërbimi federal i shtypit nuk pranoi të komentojë rastin, duke theksuar se ata nuk ndërhyjnë në hetimet në vazhdim.
