Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazeta serbe nxjerr emrat e ideatorëve për shkëmbimin e territoreve: Mes tyre edhe Rama

19:23 / July 10, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta serbe Danas ka shkruar në lidhje me idenë e shkëmbimit të territorëve mes Serbisë dhe Kosovës, duke zbuluar edhe emrat e ideatorëve sipas tyre.

Sonja Biserko ka listuar 9 emra, mes tyre një institucion, East-West Institute në Nju Jork dhe 8 individë, ndërmjet tyre edhe kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama.

Në listë është edhe Aleksi, i biri i multimilardierit George Soros, i shumëdisktutuar në Shqipëri dhe Ballkan.

Shkrimi i plotë i gazetës Danas:

Për ta bërë të qartë tërë prapaskenën, aktorët e kësaj tendence, shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën merreshin vesh Presidentët e Serbisë dhe të Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi….ishin East-West Institute nga Nju Jorku, ish ambasadori i SHBA-ve në Beograd Kameron Manter, Aleks Soros junior, Volfgang Petriç, ish i dërguari special për Kosovën nga BE-ja, Ivan Krastev, analist, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa në skenën vendore – Sonja Light, kryetare e Fondit beogradas për ekselencë politike, Ivan Vejvoda, bashkëpuntor i lartë i Institutit për Shkenca Shoqërore në Vjenë dhe Jelena Miliç, Drejtore e Këshillit të Atlantikut Veriore për Serbinë (CAES)- thotë për gazetën “Danas”, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit serb të Helsinkit për të drejtat e njeriut, në përgjigje të pyetjes sesi e komenton deklaratën e ish-këshilltarit të Presdentit amerikan për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, se liderët e Serbisë dhe Kosovës që në vitin 2018, kanë biseduar për mundësinë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje të çështjes së Kosovës, edhe përkundër kondërshtimeve publike nga ana e Presidentit Vuçiç.

Tërë kjo sipërmarrje, shton bashkëbiseduesja jonë, në opinionin publik ka qarkulluar si plan për “korrigjimin e kufinjve”. Kanë qarkulluar, shton Biserko, edhe shumë harta por askush nuk ka dalë publikisht me ndonjë plan konkret. Qeveria austriake ka mundësuar bisedën për këtë temë, kujton Biserko, kjo pikërisht në forumin Albah, në të cilin për herë të parë është biseduar zyrtarisht mbi “ndryshimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

-Xhon Boltoni ka zbuluar atë që ishte tashmë e njohur. Është diçka e mirë që ai, si pjesë e kësaj marrëveshje, e ka bërë këtë publike. Nuk ka më hamendësime. Sepse e tërë kjo përpjekje për ndarje nuk ishte transparente. Për të kujtuar, përveç dialogut të Brukselit, që duhej të kurorëzohej me normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, na doli se, paskan ekzistuar edhe kanale të tjera dialogu në disa qendra ndërkombëtare, ku dialoguesit serbë dhe kosovarë kanë biseduar në fshehtësi mbi modalitetet e marrëveshjes përfundimtare politike. Karl Bildti në tekstin e tij autorial për Uashington Post-in në vitin 2018, ka thënë se liderët politikë serbë dhe shqiptarë po merren vesh për shkëmbime territoresh, gjë që, sikurse e komentonte ai, është recetë për destabilitet gjeopolitik. Kjo ide ka qënë përherë opsioni i vetëm i Beogradit, megjithatë, me këtë rast ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e qarqeve udhëheqëse shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri- nënvizon Biserko.

Sipas fjalëve të saj ideja për “korrektimin e kufijve” është penguar nga Gjermania. Kjo ide, thjesht nuk mund të realizohej pa mbështetjen gjermane. Gjermania, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, e bazon në perspektivën e anëtarësimit të Serbisë në BE. Rëndësia e Gjermanisë në Ballkan është tejet e madhe, gjë të cilën e anashkalojnë si Thaçi ashtu edhe Vuçiçi, konkludon Sonja Biserko.

Sipas mendimit të Goran Miletiçit, Drejtor për Organizatën europiane Civil Right Defenders, deklarata e Xhon Boltonit nuk është befasi për askënd, në mënyrë të veçantë jo në Serbi, sepse përfaqësuesit e pushtetit në dhjetë vitet e fundit e kanë paraqitur këtë model si thelb të zgjidhjes edhe të asaj që është në përputhje me idenë e Presidentit të Serbisë sipas së cilës, “Serbia duhet të marrë diçka”.

-Megjithatë, kjo zgjidhje është tejet e papërgjegjshme sepse do të thotë destabilitet jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për shumë të tjerë në rajon. Për këtë të çudit fakti që administrata amerikane ka inkurajuar këto bisedime, nëse deklarata është e saktë- thotë Miletiçi.
Bojan Pajtiçi, ish-kryetar i Partisë demokrate serbe, thotë për gazetën tonë se deklarata e Xhon Boltonit është vetëm një prej pohimeve të shumta se jetojmë në një shtet në të cilin udhëheqin autokratët që nuk ndjejnë as kërkesën më minimale për të ndarë me qytetarët informacionet me rëndësi kombëtare.

-Gjithçka në Serbi ndodh nën qilim. Nën qilim ndahen subvencionet dhe punët pa tenderim, nën qilim bëhen bisedime mbi ndarje territoresh, nën qilim funksionon edhe shtabi i krizës për luftën kundër pandemisë. Gënjeshtra dhe spin doktorët janë arma bazë e regjimit serb- konkludon Pajtiçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.