Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zgjedhjet në UT, Gjykata Administrative: Vendimi merret me 18 shtator, ndërkohë zgjedhjet janë me 30 korrik

23:26 / July 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ut zgjedhjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Administrative e Tiranës ka vendosur sot që të mos marrë ansjë vendim për çështjen e zgjedhjeve në Universitete. Sot është zhvilluar seanca dhe gjyqtari ka vendosur që të mos marrë vendim për kërkesën e bërë nga studentët pak javë më parë.

Ka qenë Qëndresa Qytetare që ka bërë publik vendimin e Gjykatës Administrative dhe shkruan se gjyqtarja e kishte axhendën e zënë dhe në gusht merrte pushimet, dhe ka vendosur që seanca e ardhshme të zhvillohet më 18 Shtator, edhe pse zgjedhjet do zhvillohen ne 30 korrik. Më tej ne reagim shtohet se me mbështetjen e Qëndresa Qytetare, studentët mbeten të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës që kanë filluar për të zhvilluar zgjedhje në UT.

REAGIMI I PLOTË

GJYKATA ADMINISTRATIVE TIRANË VENDOSI “TË MOS VENDOSË PËR ZGJEDHJET E 30 KORRIKUT NË UT”. Rreth dy muaj, pasi studentët depozituan padinë kundër zgjedhjeve të paligjshme në Universitetin e Tiranës—në shkelje të afateve ligjore të parashikuara nga neni 202 i Kodit të Procedurës Civile dhe neni 28 i ligjit Nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”—Gjykata Administrative Tiranë vendosi të mos marrë vendim mbi kërkesën e studentëve për pezullimin e procesit zgjedhor në UT deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata për (pa)ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve. Jo vetëm kaq, por për shkak se gjyqtarja e kishte axhendën e zënë dhe në gusht merrte pushimet, vendosi që seanca e ardhshme të zhvillohej më 18 Shtator, pavarësisht se e informuam se zgjedhjet zhvilloheshin më 30 Korrik.

Megjithëse, vendimi për të mos vendosur mbi kërkesën për pezullim është një rast i padëgjuar më parë në historinë e jurisprudencës shqiptare, studentët, me mbështetjen e Qëndresa Qytetare, mbetën të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës që kanë filluar për të zhvilluar zgjedhje të rregullta e të ligjshme në UT. Prandaj, jo vetëm do ta vazhdojnë procesin gjyqësor dhe do t’i shkojnë deri në fund, por duke filluar nga java tjetër do të depozitojnë një kërkesë të re për pezullimin e zgjedhjeve në UT. Nëse edhe për këtë kërkesë, gjykata do të vendosë të mos vendosë, atëherë ne do t’i drejtohemi shkallëve më të larta të gjyqësorit për vendimmarrje, por edhe organeve kompetente për të marrë masa ndaj gjyqtares që prodhon vendime absurde dhe të paligjshme.

Betejën ndaj frikës, presioneve apo ndërhyrjeve të paligjshme, studentët e kanë fituar në Dhjetor 2018, dhe askush nuk mund t’i ndalë më për të drejtat e tyre. Aq më pak një sistem gjyqësor, apo një rreth i mbyllur drejtuesish të universiteteve, që po perëndon cdo ditë. Beteja për garantimin e standardeve, rritjen e përfaqësimit dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë vazhdon! #QëndresaQytetare #BetejaVazhdon.

18 shtator Gjykata vendimi zgjedhjet ut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit dhe një inspektor të Policisë

19:59 / May 19, 2026

Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

09:38 / May 8, 2026

Gjykata shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre

12:10 / May 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.