Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pistoletë me silenciator në çantën e dorës, në pranga 32-vjeçari me precedent penalë

11:04 / July 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pistolete silenciator
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjet një pistoletë pa leje. Mësohet se Klodian Troci është person me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person me precedent të mëparshëm penal vijonte të ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e narkotikëve, kryesisht në Kombinat dhe në zonën e Tiranës së Re, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NJOFTIM I PLOTE

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, operacioni policor “Befasia”.

Vihet në pranga një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një hetimi trijavor, kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Befasia”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, person me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me precedent të mëparshëm penal vijonte të ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e narktikëve, kryesisht në Kombinat dhe në zonën e Tiranës së Re, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pa tri javë hetimesh, nisur dhe nga informacioni i marrë se ky shtetas në vendin e quajtur ” Qytet i nxënësve” po qarkullonte me biçikletë dhe mund të kishte me vete lëndë narkotike dhe armë zjarri, kanë zhvilluar operacionin policor “Befasia”. Gjatë kontrollit, shtetasit K. T., në çantën që mbante në dorë, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestori edhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.