Stresi dhe Keisi duket se i kanë ndërprerë sërish marrëdhëniet mes tyre, por këtë herë një ditë e trishtë i ka bërë bashkë. Miku besnik i çiftit, Dei, ka ndërruar jetë.
Humbja e qenushit që Stresi që ishte bërë pjesë të familjes prej vitesh ka sjellë hidhërim tek çifti. Reperi ka ndarë foto e video të Deit, në një prej të cilave shkruan: “Askush s’mund ta kuptojë dashurinë apo dhimbjen për të, vetëm kush e ka provuar vetë”. Keisi ka publikuar disa momente të Deit duke luajtur me Stresin, teksa ka shprehur trishtimin për humbjen e qenushit.
“Të duam shumë. Shoku im më i mirë”, ka shkruajtur Keisi në postimet në InstaStory. Kjo e fundit postonte shpesh foto të qenushit, ndonëse krizat në çift e kanë shoqëruar dyshen herë pas here. Si Stresi, ashtu dhe Keisi e kishin deklaruar shpesh se Dei ishte tejet i veçantë për ta. Siç dihet, kafshët shtëpiake bëhen pjesë e pandashme e familjes, ndaj dhe ndarja e tyre nga jeta përjetohet me kaq trishtim.