Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’: Qeveria pengesë kryesore e ekonomisë, zgjidhja është rotacioni!

21:37 / July 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jorida Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një shënim në facebook, ndërsa citon raportin e Agjencisë së Vlerësimit të Kreditit, Moody`s, Tabaku thotë se aty cilësohet se “qeveria shqiptare është pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit”.

Sipas Tabakut, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe se i kushtohet vëmendje edhe “borxhit të lartë.

“Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit.

Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi“, shkruan mes të tjerash Tabaku.

Postimi i plotë:

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit.

Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do të çlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë!

https://www.moodys.com/research/Moodys-announces-completion-of-a-periodic-review-of-ratings-of–PR_425799

Moody’s Qeveria tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak

11:22 / June 5, 2026

Skema e kompensimit për fermerët, Malaj: Vlera e përfitimeve ka arritur në 6-6.5 milionë euro

11:20 / June 5, 2026

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.