Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rriten rastet e të infektuarve me Covid 19 në Berat/ 12 të prekur gjatë 24 orëve të fundit

11:45 / July 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berat 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rastet pozitivë me Covid-19 po vijojnë të rriten çdo ditë e më tepër në qarkun e Beratit. Vetëm ditën e sotme janë regjistruar 12 raste të prekurish me koronavirus në Berat, duke e çuar numrin e rasteve aktive me Covid-19 në 37.

Vetëm 9 prej rasteve të sotme janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që 3 raste regjistrohen të jenë raste të reja.

Mes të infektuarve të sotëm janë një infermiere në Qendrën Rezidenciale për fëmijët me afërsi ndryshe dhe një dentist në qytetin e Beratit. Të dyja këto raste janë kontakte të rasteve të mëparshme së bashku me 7 raste të tjera dhe të gjithë rezultojnë të jenë të infektuar nga rastet e regjistruara “pozitive” në Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe në Qëndrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore. Përveç këtyre 9 rasteve të kontaktit sot janë regjistruar edhe 3 raste të reja.

Rastet e reja ishin të shkruar në Karantinën e Infektivit në Spitalit Rajonal të Beratit, ku prej disa ditësh kishin shfaqur shenja të infektimit dhe ishin në pritje të përgjigjes së tamponëve të bërë dje. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Berat janë kryer 36 tamponë, ndërkohë që po vijohet edhe sot me marrjen e tamponeve për rastet e kontaktit të personave që kanë rezultuar të prekur me Covid-19. Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, bëjnë me dije se, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të rasteve të sotme, ndërkohë, nga ana e bashkisë Berat konfirmohet se, po vijohet edhe me dezinfektimin e çdo ambjenti në banesat dhe institucionet ku janë konfirmuar rastet e prekura me koronavirus.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat konfirmojnë se, të gjitha rastet aktive me Covid-19 në qarkun e Beratit po monitorohen nga inspektorët e policisë për të mos shkelur rregullat e karantinimit të tyre në banesa.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.