Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndryshon renditja, Elon Musk tani është më i pasur se Warren Buffet

13:22 / July 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
scvsdvsd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Tesla-s, Elon Musk sapo la pas Warren Buffett-in në Indeksin e Miliarderëve të hartuar nga Bloomberg, duke u kthyer kështu në njeriun e shtatë më të pasur në botë.

Pasuria e Musk-ut u shtua me më shumë se 6 miliardë dollarë të premten, sipas Bloomberg, pasi aksionet e Tesla-s u rritën në masën 10.8% duke kapur rekordin e 1.544 dollarëve për aksion. Vlera e saj e tregut shkoi në 286.5 miliardë dollarë. Musk zotëron 20.8% të aksioneve të Teslas, e kjo e çon pjesën e tij në këtë kompani në vlerën e 60 miliardë dollarëve. Ai është njëkohësisht aksioneri kryesor i sipërmarrjes private SpaceX.

Pasuria e Buffett-it nga ana tjetër u tkurr këtë javë pasi dhuroi këtë javë 3 miliardë dollarë për bamirësi – pjesë kjo e planit të tij për t`ia dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së vet nismave filantropike.

Vlera e aksioneve të Tesla-s është rritur në më shumë se 500% gjatë 12 muajve të fundit. Prodhuesi i makinave elektrike konsiderohet praktikisht si kompania më me vlerë e automjeteve në botë. Me këto ritme, nuk është çudi që 49-vjeçari Musk të kthehet në njeriun më të pasur të globit, një pozicion ky i mbajtur aktualisht nga kreu i Amazon, Jeff Bezos.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.