Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.
Shumica e banorëve të qytetit janë dakord me këtë vendim.
Kryetarja e Bashkisë thotë se ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Ky propozim i hershëm ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
“Kemi jo më pak se 2 – 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit”.
Brenda 2 javëve të ardhshme relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas do të miratohet në Parlament.
