Vetëm pak orë më parë qarkulloi lajmi se Anila Çela, prezantuesja e shumë viteve e emisionit të pasdites në Vizion Plus do të largohet pasi i ishte besuar moderimi i emisionit “Nga e Para” që do të rikthehet shumë shpejt për një sezon të ri, pas atyre të moderuara nga Valbona Selimllari.
Vendim e Çelës do ta zërë këngëtarja shqiptare Evi Reçi e cila në një intervistë dhënë për “Prive” ka konfirmuar lajmin si dhe ka zbuluar ndjesitë dhe risitë e programit në drejtimin e saj.
“Ka qenë për mua një suprizë e këndshme pasi nuk e prisja. Ftesa më erdhi nga Zonja Holta Dulaku e cila më propozoi këtë format të përditshëm. Unë kam pasur një emision të përditshëm edhe në radio në Itali por normalisht ky në televizion do jetë më impenjativ. Megjithatë, sfidat janë ato që më kanë shtyer të eci përpara. Stafetën pritet ta marrë nga java e dytë e Shkurtit. Jam munduar bashkë me stafin ekzistues t’i japim një frymë të re emisionit duke mbajtur linjë që Anila ka nisur dhe duke shtuar disa risi që i afrohen edhe imazhit tim’ – u shpreh këngëtarja.