Në burgun e Santa Maria Maggiore në Itali ka ndodhur një përleshje e ashpër mes disa shqiptarëve dhe të huajve.
Në katin e dytë të burgut, filloi një përleshje e papritur dhe tepër e dhunshme midis disa të burgosurve shqiptarë dhe tunizianëve.
Menjëherë ka ndërhyrë stafi i burgut, por mesa duket nuk ka qenë dhe aq e lehtë.
I plagosur më rendë mbeti një i paraburgosur tunizian, i shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv. Ai kishte marrë goditje të shumta në trup.
Ai iu nënshtrua një operacioni, por dhe të burgosurit e tjerë pësuan lëndime të vogla.
