Një fat tragjik për 8-vjeçaren Vika Teplyakovan në Rusi, dhe siç raporton Daily Mail ajo është përdhunuar dhe vrarë në mënyrë të tmerrshme.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e fundit të 8-vjeçares, e cila u largua nga shtëpia pas zënkës me prindërit e saj. Ato pamje tregojnë se vogëlushja ishte duke ecur vetëm në rrugë.
Qindra persona u ofruan të kërkonin vogëlushen pas denoncimit të prindërve për zhdukjen e saj. Vika do të shkonte tek miqtë e saj në qytezën ku kishte jetuar më herët, por një çift të identifikuar si Igor dhe Kristina Dvornikov e kishin marrë në makinën e tyre.
Daily Mail raporton mediat vendase të cilat thonë se burri kishte thënë se “do e sulmonte vajzën” ndërsa gruaja nuk bëri asgjë për ta ndaluar pasi kishte frikë prej tij.
Vika u përdhunua dhe u mbyt me qese plastike dhe i arrestuari fillimisht e mohoi rrëmbimin dhe vrasjen e vogëlushes por më pas e pranoi përpara policisë.
<iframe allowfullscreen frameborder="0" width="698" height="573" scrolling="no" id="molvideoplayer" title="MailOnline Embed Player" src="https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2208360.html"></iframe>
