Presidenti, Ilir Meta pas një takimi me banorët e Astirit deklaroi se projekti për Unazën e Re duhet të anulohet.
Në lidhje me këtë deklaratë ka replikuar edhe kryeministri Edi Rama duke hedhur akuza ndaj Metës.
Pas replikave mes kryeministrit dhe Presidentit ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili e quan Ramën: “Kryeminister edhe hajdut edhe budalla edhe frymëmekur”, që sipas tij, “Po ju prek hajdutlleku,s’mban fare kercen menjehere ky, sikur e pickon gjarperi ne vend te lige.”
Ai e mbyll reagimin duke thënë: “Ky eshte bere vrima vrima, lart edhe poshte,e çfryn nga te gjithe anet dhe fryma i iku krejt,i mbaroi fare,ju tret e tera.
Tani as breshkat e tere dynjase nuk i bejne më derman edhe sikur t’i skuqe,edhe sikur t’i zieje edhe sikur t’i fuse si supost nga poshte…..”
Postimi i plotë:
Kryeminister edhe hajdut edhe budalla edhe frymëmekur!!!
Po ju prek hajdutlleku,s’mban fare kercen menjehere ky, sikur e pickon gjarperi ne vend te lige.
Mysybet ne cdo gje eshte ky shkollepaku.
Qe ky s’mbush hic kete e di dhe vete,ndaj flet me vete,ndaj i merret edhe fryma.
Ne zanat eshte zero,nga ligjet e nga shteti minus zero dhe si karakter eshte dy zero,dikur dy zero u vinin ëc-ve te dera.
Ky eshte bere vrima vrima, lart edhe poshte,e çfryn nga te gjithe anet dhe fryma i iku krejt,i mbaroi fare,ju tret e tera.
Tani as breshkat e tere dynjase nuk i bejne më derman edhe sikur t’i skuqe,edhe sikur t’i zieje edhe sikur t’i fuse si supost nga poshte….
